Asllani mes merkatos dhe Botërorit

Fisnik Asllani është vetëm një hap larg një arritje të madhe në karrierë. Në sezonin ku shpërtheu me Hoffenheim-in, sulmuesi dardan është vetëm një ndeshje larg kualifikimit në finalet e një Botërori.

Pak ditë më parë ai ishte autor i golit të barazimit (2-2) përballë Sllovakisë ndërsa shoku i tij i ekipit te Hoffenheim, Albian Hajdari luajti për 90 minuta. Në atë ndeshje Kosova me fitoren 4-3 siguroi fitoren që e dërgoi deri në finalet e play-off ku tani të dy lojtarët do të ndeshen me Turqinë e Ozan Kabak, i cili gjithashtu aktivizohet me Hoffenheim.

23-vjeçari ka hyrë fuqishëm edhe në merkato falë golave të shënuar në Bundesliga. I lindur në Berlin në një familje nga Kosova, Asllani është kthyer në një sencacion në Gjermani. Madje të gjithë flasin për një transferim të tij të mundshëm në Barcelonë. Menaxheri i tij, Ayman Dahmani, nuk ka fshehur faktin se Barcelona, e cila është në kërkim të një zëvendësuesi për Leëandoëski-n, ka kontaktuar klubin gjerman.

Raporti i golave të shënura me klauzolën që ka në kontratë e kanë kthyer Asllanin në objektivin numrin një të Barçës. Një fakt të tillë e pranoi edhe vetë lojtari në intervistën e fundit që dha për “Kicker”. “Habitem me faktin se sa shpejt ndryshojnë gjërat. Kur shikoj se ku isha vetëm 16 muaj më parë dhe ku jam tani. Më parë luaja për Elversberg dhe vlera në merkato ishte 800,000 mijë € ndërsa tani është 30 milion €”, tha Asllani.

sfidanti.al