Liverpool syon Olise

Liverpooli po përgatit një lëvizje të bujshme në merkato, duke vendosur në shënjestër talentin francez Michael Olise, aktualisht pjesë e Bayern Munich.

Megjithatë, drejtuesit bavarezë duken të vendosur të mos e lëshojnë lojtarin, pavarësisht ofertave marramendëse.

Presidenti i nderit i klubit gjerman, Uli Hoenes, ka reaguar ashpër ndaj interesimit të anglezëve, duke theksuar se “Të Kuqtë” nuk duhet as të lodhen të provojnë për transferimin e 24-vjeçarit. Në kërkim të një pasuesi për Mohamed Salah, Liverpooli e sheh Olisen si profilin ideal për krahun e djathtë.

Forma e tij e shkëlqyer dhe kontributi në sulm e bëjnë atë një nga lojtarët më të kërkuar në Europë.