Ukraina ka dalë kokulur nga fusha e lojës në ndeshjen play-off të Botërorit 2026 përballë Suedisë e mundur me shifrat 3-1, edhe pse cilësoheshin favoritë për të vazhduar më tej në finalen e madhe.
Tani Ukrainën e pret miqësorja që nuk do të dëshironte askush, ajo me Shqipërinë që ishte humbësja e çiftit tjetër gjysmëfinal të grupit.
“Ishte një numër i madh gabimesh si ekip, individual dhe taktik. Ne kemi pësuar gola të lehtë, pas 0-2 ishte e vështirë. Gyokeres? Një lojtari të klasit të tillë iu dhanë tre mundësi dhe i shënoi në të gjitha. Ne kishim disa raste, por… është e vështirë të gjesh fjalë.
Motivimi për miqësoren? Të luash për ekipin kombëtar është e pabesueshme, një privilegj dhe një ëndërr fëmijërie. Ndaj miqësore apo jo, ne duam të fitojmë dhe të shlyejmë gabimet që bëmë me Suedinë, Duam të luajmë për kombin tonë”, tha Sudakov.

