Një episod i pabesueshëm ka ndodhur në Lombardi, Itali, ku Matteo Ciceri, trajner i Union Mulazzano në Kategorinë e Tretë, ka bërë një veprim që ka tronditur botën e futbollit lokal. Për të shmangur pezullimin e vendosur për një ndeshje të mëparshme, Ciceri vendosi të përdorë një mënyrë të jashtëzakonshme: u vesh si prift dhe u fut në fushë gjatë një përballjeje thelbësore kundër ASD Galgagnano.
Sipas raportimeve, para ndeshjes, trajneri kishte mbledhur lojtarët e tij dhe u kishte dhënë udhëzime taktike nga pankina. Por ai nuk u ndal këtu. I ndier i “zhgënjyer” nga pezullimi, Ciceri vendosi të futej në fushë, ku më pas sulmoi fizikisht një lojtar kundërshtar. Pas këtij sulmi, ai festoi golin e barazimit të përkohshëm duke sharë dhe provokuar ekipin kundërshtar. Ky veprim, jashtë çdo norme sportive dhe etike, nuk mund të kalonte pa u vënë re nga arbitrat dhe kamerat.
sfidanti.al

