Kosova ndjek 3 talentet që po spikasin në Europë

Te Kosova duket se janë futur “all-in” për të joshur 3 talentet që po spikasin në arenën europiane. Bëhet fjalë për Erblin Osmanin që në moshën 16-vjeçare debutoi me Bajernin e Mynihut në Bundesligë si dhe për Brajan Grudën dhe Lorent Tolaj që po shkëlqejnë respektivisht me Lajpcig dhe Plymuth. Trajneri i i Kosovës Franko Foda dhe menaxheri Bajram Shala kanë konfirmuar bisedimet, por nuk dhanë shumë detaje. Bajram Shala, menaxheri i FFK-së konfirmoi se bisedimet kanë nisur me familjen e Osmanit.

“Erblin Osmani? Po, drejtori Muharrem Sahiti ka pasur kontakte direkt me familjarët e Erblin Osmanit”, deklaroi ai. Ndërkohë, Foda është pyetur për dyshen Brajan Gruda e Lorent Tolaj, për të cilët deklaroi se i njeh mirë por aktualisht nuk mund të flet. “Brajan Gruda dhe Lorent Tolaj? Janë emra shumë të mirë dhe interesant, të cilët i njoh. Mirëpo, fokusi im është te lojtarët që i kam këtu dhe pas ndeshjes mund t’iu përgjigjem për të tjerët”.

 

 

sfidanti.al