Shpërthejnë polemikat mes Jorginhos dhe këngëtares Chappell Roan. Dhe shkaku është një takim i rastësishëm mes artistes amerikane dhe ish lojtarit të kombëtares italiane në një hotël në Sao Paulo në Brazil me mesfushorin që ishtë në shoqërinë e partneres së tij dhe së bijës.
Ishte vetë 34 vjeçari që në rrjetet sociale bëri denoncimin e tij me një postim shumë të gjatë ku akuzonte shoqëruesit e këngetares për keqtrajtim ndaj një vajze 11 vjeçare. Sipas Jorginhos, vogëlushja shpërtheu në lot pasi truprojat iu afruan tryezës së futbollistit duke akuzuar nënën e vajzës së vogël se tregoi mungesë respekti ndaj Roan e madje e bezdisi. Kjo sepse 11 vjeçarja ia lejoi vetes të përshëndeste këngëtaren kur po kalonte dhe e pyeti nëse ishte vërtet ajo.

