Barcelona ndjek Bastonin

Barcelona vazhdon të bëjë presion të fortë për të siguruar Alessandro Bastonin, mbrojtësin e majtë të Interit, këtë verë. Klubi katalanas është i bindur dhe i vetëdijshëm se projekti i tyre sportiv, përpara sezonit të ardhshëm, mund të përmirësohet duke blerë një mbrojtës qendror të nivelit të lartë që luan me këmbën e majtë, dhe zgjedhja e klubit mbetet italiani, për të cilin – sipas burimeve spanjole – po finalizohet një marrëveshje e rëndësishme, si sportive ashtu edhe financiare.

Kontakte – Gazeta online Sport raporton se Barcelona ka filluar kontaktin me ekipin e Bastonit në fillim të sezonit aktual për të kuptuar dhe mësuar rreth planeve të ardhshme të djaloshit. Sipas burimit iberik, Interi po shqyrton se si shitja e mundshme e mbrojtësit qendror mund të financojë blerjet e ardhshme në merkaton e verës së ardhshme.