Trajneri Murat Yakin ka publikuar listën e Zvicrës për ndeshjet miqësore të muajit mars, ku bien në sy vetëm dy futbollistë shqiptarë të grumbulluar. Bëhet fjalë për kapitenin Granit Xhaka dhe mesfushorin e Milanit, Ardon Jashari, të cilët janë pjesë e listës për sfidat ndaj Gjermanisë dhe Norvegjisë. Pavarësisht spekulimeve të fundit për një ftesë të mundshme për Valmir Matoshi, një lëvizje e tillë nuk u realizua nga “helvetikët”, edhe pse kishte frikë se lojtari mund të zgjidhte Kosovën në të ardhmen.
Në listë mungon edhe Adrian Bajrami, i cili vitin e kaluar vendosi të largohej nga Shqipëria për t’iu bashkuar Zvicrës. Zvicra do të zhvillojë miqësoren e parë më 27 mars ndaj Gjermanisë, ndërsa katër ditë më vonë do të përballet me Norvegjinë, në dy teste të rëndësishme për përgatitjet e ardhshme.
sfidanti.al

