Senegali refuzon të rikthejë trofeun pas vendimit të Konfederatës Afrikane

Tensionet rreth fituesit të Kupës së Afrikës vijojnë të rriten, teksa Federata Senegaleze ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Konfederatës Afrikane të Futbollit për t’ia dhënë titullin Marokut në tavolinë. Sekretari i përgjithshëm, Abdoulaye Soë, deklaroi se trofeu nuk do të largohet nga Senegali, duke e cilësuar vendimin si të padrejtë dhe në kundërshtim me atë që ndodhi në fushën e lojës.