Drama e Schmeichel, dëmtimi i rëndë rrezikon t’i japë fund karrierës

Lajme shqetësuese vijnë për Kasper Schmeichel, i cili mund të jetë pranë fundit të karrierës pas një dëmtimi shumë të rëndë në shpatull. Portieri danez, aktualisht pjesë e Celtic, ka pësuar një dëmtim multi-traumatik që pritet ta mbajë jashtë fushave për të paktën një vit.

39-vjeçari zbuloi vetë situatën dramatike, duke pranuar se ndeshja e 22 shkurtit mund të ketë qenë e fundit në karrierën e tij. Dëmtimi është kompleks dhe kërkon ndërhyrje kirurgjikale të vështira, pasi përfshin këputje të bicepsit, të tendinave të nyjës rrotulluese dhe të labrumit në shpatull.

sfidanti.al