Jannik Sinner shkruan historinë në tenis

Tenisti italian Jannik Sinner vazhdon të konfirmojë formën e jashtëzakonshme duke triumfuar në finalen e turneut prestigjioz Indian Wells. Në aktin e fundit, italiani mposhti rusin Daniil Medvedev dhe ngriti trofeun pas një turneu që nuk ishte aspak i lehtë për të. Me këtë sukses, Sinner shkruan historinë e tenisit botëror. Ai bëhet lojtari më i ri që arrin të fitojë të gjithë turnetë më të mëdhenj që zhvillohen në sipërfaqe hard (cemento).

Para tij këtë arritje e kishin realizuar vetëm legjendat e tenisit Roger Federer dhe Novak Djokovic, por të dy ia dolën ta kompletonin këtë koleksion trofesh vetëm pas moshës 30-vjeçare.

 

sfidanti.al