Shtohen gjithmonë e më tepër zërat që nuk e aprovojnë këtë Formula 1 të re. Nga protagonistët e sotëm tek ata të dikurshmit, si Johnny Herbert, ish-pilot i Formula 1 në periudhën 1989-2000. Një puritan, i mësuar me motorin e mëparshëm dhe makinat me kambio manuale, ato të fortat. Profili i kundërt me të sotmin në F.1. Gjatë një interviste për Snabbare, anglezi nuk i ka kursyer kritikat: “Si ish-pilot dhe tani i apasionuar pas këtij sporti, nuk dua të mendoj për clipping, boost, modalitet parakalimi. Dua vetëm t’i shikoj pilotët në provë, por ata nuk po provohen në mënyrën e duhur.
Pilotët sot vihen në provë si në videolojëra. Ky është shpirti i Formula 1? Butona që duhen shtypur në momentin e duhur? Ku është përshtatja dhe reagimi? Kushdo mund ta bëjë, edhe gjyshja ime mund ta përballojë ‘Eau Rouge’ me këtë makinë”.
sfidanti.al

