Forma e Vllaznisë gjatë fazës së tretë të kampionatit për edicionin 2025-2026 ka qenë ndër më pozitivet e sezonit për kuqeblutë. Në nëntë ndeshjet e zhvilluara, ekipi shkodran ka arritur të sigurojë shtatë fitore dhe vetëm dy humbje, duke grumbulluar plot 21 pikë nga 27 të mundshme. Një bilanc që konfirmon momentin e mirë të ekipit dhe ambiciet e tij në këtë pjesë vendimtare të sezonit. Një element interesant në statistikat e kësaj faze është fakti se Vllaznia nuk e njeh fjalën barazim.
sfidanti.al

