Boksieri kosovar, Riad Isufi ka fituar medaljen e bronztë në Kupën Botërore të Boksit. Ai në gjysmëfinale u përball me boksierin nga Serbia, Filip Stojanoviç, nga i cili pësoi humbje.
Me këtë rezultat, Riad Isufi e përfundon garën me medalje të bronztë në këtë turne ndërkombëtar prestigjioz. Edhe pse pritjet dhe besimi ishin që Riadi të arrinte finalen dhe të luftonte për medaljen e artë. Turneu “Adriatik Pearl”, që po zhvillohet nga 2 deri më 12 mars në Budva të Malit të Zi, ka mbledhur boksierë të rinj nga shumë vende të botës, duke e bërë konkurrencën jashtëzakonisht të fortë.
Në finalen e këtij turneu prestigjioz, Kosova do të përfaqësohet nga gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli, i cili do të jetë pjesë e ndarjes së drejtësisë.

