Polonia kufizon tifozët shqiptarë

Në 26 mars në stadiumin “PGE Narodowy” në Varshavë, Polonia do të presë Shqipërinë për ndeshjen e play-off që vendos për ekipin që do të kalojë në finalen e play-off, për një biletë në Grupet e Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohen këtë verë nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Federata polake ka nisur shpërndarjen e biletave për ndeshjen dhe interesimi i tifozëve vendas është jashtëzakonisht i madh. Për shkak të këtij interesi dhe sipas rregullores të UEFA-s, presidenti i federatës polake, Cezari Kuleza, ka vendosur të refuzojë kërkesën e palës shqiptare për të pasur më shumë se 5% të kapacitetit të stadiumit. Kjo do të thotë se tifozët kuqezinj do të kenë në dispozicion vetëm 3000 bileta, pavarësisht përpjekjeve të ambasadores së Shqipërisë në Poloni, Mimoza Halimi, që të takohet me drejtuesit e federatës për të rritur këtë numër në 5000.