Moriero largohet përfundimisht nga Flamurtari

Françesko Moriero nuk është më trajner i Flamurtarit. Lajmi u konfirmua nga kapiteni i skuadrës, Lorenc Trashi, pas fitores 1-0 ndaj Vllaznisë.

“Për Morieron mund të them që është larguar përfundimisht nga Flamurtari,” deklaroi Trashi. Klubi ende nuk ka bërë një komunikatë zyrtare, ndërkohë që mungesa e trajnerit deri tani ishte e justifikuar për arsye shëndetësore.

sfidanti.al