Iraku i ka kërkuar zyrtarisht FIFA-s shtyrjen e ndeshjes së play-off-it për kualifikimin në Botërori 2026, pas refuzimit të një udhëtimi 25-orësh me rrugë tokësore drejt Turqisë. Ndeshja ësht planifikuar për 31 mars, në Monterrey, Meksikë, kundër Bolivisë ose Surinamit, por tani është në rrezik për shkak të mbylljes së hapësirës ajrore të Irakut si pasojë e konfliktit të brendshëm.
Situata logjistike është komplekse: rreth gjysma e skuadrës është e bllokuar në Bagdad dhe nuk mund të udhëtojë, ndërsa trajneri australian, Graham Arnold, ndodhet i bllokuar në Dubai. FIFA kishte sugjeruar që lojtarët të udhëtonin me rrugë tokësore nga Bagdadi në Stamboll, duke kaluar përmes veriut të vendit, një zonë e rrezikuar nga sulmet e dronëve iranianë. Megjithatë, Arnold ka konfirmuar se nuk do të lejojë lojtarët të bëjnë këtë udhëtim derisa konflikti të vazhdojë.

