Më në fund, superdueli mes Floyd Mayëeather e Conor McGregor do të zhvillohet dhe me shumë gjasa kjo ngjarje do të ndodhë në muajin shtator. Ishte boksieri Abner Lloveras që e bëri të ditur këtë lajm për sfidën aq shumë të përfolur dhe që ka ngjallur shumë kuriozitet. Dhe e gjithë kjo për faktin se përballë në ring do të jenë dy sportistë që vijnë nga kategori të ndryshme të dyluftmit. Floyd Mayweather dhe Conor McGregor janë figurat më mediatike të ringut botëror dhe për këtë arsye, dueli mes tyre është përkufizuar si përballja e 1 miliardë Dollarëve. Përsa i përket datës së saktë të këtij superdueli që është parashikuar të zhvillohet në MGM të Las Vegasit, ende nuk ka asnjë konfirmim edhe pse zërat flasin për 16 shtatorin.
sfidanti.al