Spalletti ka 11 ndeshje në dispozicion për të kaluar Romën. Goditje e mëdha për bardhezinjtë bëhen vetëm me vendin e 4-t. Pëlqehen edhe Goretzka e Senesi. Të gjithë për Championsin dhe Championsi për të gjithë. Kenan Yildiz dhe Weston McKennie kanë vënë bast për Juventusin e ri, duke rinovuar pa e ditur se si do të përfundojë kampionati. Trajneri Luciano Spalletti do t’u bashkohet shpejt, por ndoshta edhe Dusan Vlahoviç, në fund kontrate me torinezët. Megjithatë, përveç besimit te projekti i “Zonjës”, duhet patjetër edhe vendi i 4-t, pra pjesëmarrja në Champions League. Sepse kampionët jetojnë për të dëgjuar muzikën e mbrëmjeve të mëdha europiane. Në këtë sens, lëvizjet në merkato të Juventusit, afrimet me peshë, varen direkt nga garancia e shpërblimeve që jep UEFA. Janë në lojë 60-70 milionë euro, që më pas do të investoheshin për përforcime që ngrejnë nivelin e skuadrës dhe nuk janë vetëm për numër. Ëndrra e madhe e bardhezinjve është Sandro Tonali, aktualisht te Newcastle. Emrat e tjerë në listë janë lojtarë në fund kontrate si, Bernardo Silva (Manchester City) dhe Leon Goretzka (Bayern).
Sfidanti.al

