Mbrojtësi i Anglisë dhe Manchester United, Harry Maguire, është dënuar me 15 muaj burg (në sentencën e parë ishin kërkuar 21) me pezullim të kushtëzuar nga një gjykatë greke. Ky dënim ka lidhje me një incident të ndodhur në vitin 2020, në Mykonos.
Lajmi bëhet i ditur nga Sky Sports. Në 2020-ën, Maguire u shpall fajtor për sulm të përsëritur personal, tentativë korrupsioni dhe dhunë kundër punonjësve të rendit publik, pas arrestimit të tij në një sherr, ku dy agjentë policie u lënduan. Avokatët e futbollistit anglez kanë bërë me dije se do të bëjnë rekurs në Trupën Supreme greke. Maguire i ka hedhur gjithmonë poshtë akuzat. Për këtë arsye 32-vjeçari nuk ka pranuar ta mbyllë çështjen duke bërë një pagesë.
sfidanti.al

