Në fushë mëkatuan bashkë, nga ekrani.. Shkëmbi “vret” ish-trajnerin Josa

Askush nuk e vë në dyshim se ky sezon do të kujtohet gjatë, madje do të meritoj të futet në kasafortë, për ato që kanë ndodhur në fushë më shumë, por jo më pak edhe për ato që na kanë dëgjuar veshët.  Nuk paska qënë gënjeshtër, as një shaka pa kripë, kur thuhej me devocion  nga media e oborrit se, ky kampionat do të futet në një kornizë, ndryshe nga ç’na kishin parë sytë deri tani. Edhe ato që dëgjuam, deri në minutat e fundit, me siguri janë përgjuar sepse dolen nga goja disa gjëra, që  s’ishin guxuar më parë. Trafiku i deklaratave ka qënë ka qënë kaq çoroditës, sa ato që tha Bledi Shkëmbi  nga ekrani për ish-trajnerin e tij, Mirel Josa, mu atëherë kur s’pritej, tamam në fund, sikur nuk u dëgjuan nga të gjithë. Dhe s’kanë faj, kur kujton se veshët kumbonin akoma nga disa fraza që ishin shpallur kampione, si ajo e presidentit Duka kur u tha gazetarëve se arbitrat do të vazhdojnë të gabojnë dhe gabimet e tyre, mos harroni, do të jenë ..njerëzore.  Cili do ta kishte mëndjen tek Shkëmbi, kur fraza e presidentit Takaj kishte shpuar si thikë edhe  zemren zytare “ Më vjen turp që jam pjesë e këtij futbolli”.  Pale të nisësh të dëgjosh kasetën e Starovës, trajneri që sipas “mbretit” nuk e fiton dot kampionatin se e ka mëndjen tek froni i tij  dhe jo tek fusha e betejës..

Po çfarë ka thënë ky Bledi Shkëmbi, ish-kapiteni i Skënderbeut, fati i të cilit ishte tepër i ëmbël në krahasim me Mirelin, kur  fill  pas dënimit në Europë të ekipit të tyre,  njëri shkoi në parajsën që të jep ekrani tjetri në një stol që nuk dukej sikur i perkiste ferrit. Ja fraza e bujshme që nuk mori vëmëndjen e merituar : “Mirel Josa duhet të kishte dhënë dorëheqjen qysh më parë, që ekipi të kishte mundësi për të fituar një impuls të ri”. S’besohet, por  vjen si shuplakë , sidomos kur kujton se tek Skënderbeu,  atje ku mund të thuheshin shumë gjëra që na çuan deri në ndëshkimin europian,( pale kur thonw se ende s’ka sosur denimi)  janë groposur ca mistere..  larg  varrezave të futbollit. Ky ishte momenti ideal për të dhënë dorëheqje, por ekrani ishte shurdh memec atehere.  As nuk vihet në dyshim, kuptohet, ishte urdhër nga lart, ndaj është komode të flasësh për fajtorin “e madh” tek Tirona, trajnerin me gojë të qepur,  që beson akoma se të heshtësh është kapaku i floririt në një lojë që përgjohet më shumë fjala, edhe më shumë se tradhëtitë e fushes…

Sfidanti.al