Kanë përfunduar 3 takimet e ditës së sotme në Kategorinë e Parë, që kanë mbyllur edhe javën e 24-t të kampionatit. Skënderbeu i përgjigjet Laçit, duke fituar në Gjirokastër 3-0 përballë Luftëtarit vendas. Një gol i Danajt në pjesën e parë i ka mjaftuar Besës që të mposhtë 1-0 Burrelin në stadiumin e Luzit.Nuk ka fitues në sfidën Iliria-Kukësi, që mbyllet në barazim 1-1. Pas përfundimit të javës së 24-t të kampionatit, Skënderbeu kryeson renditjen e Kategorisë së Parë me 57 pikë, i ndjekur nga Laçi me 54 pikë.
sfidanti.al

