Allegri nuk kursen Rabiot pavarësisht rrezikut të pezullimit

Trajneri i AC Milan, Massimiliano Allegri, ka vendosur të mos bëjë llogari: Adrien Rabiot do të zbresë në fushë ndaj US Cremonese, edhe pse rrezikon të humbasë derbin. Mesfushori francez është i rrezikuar dhe një karton i verdhë në transfertën e së dielës do t’i kushtonte mungesën në supersfidën ndaj Interit, e programuar më 8 mars në orën 20:45. Sipas raportimeve nga La Gazzetta dello Sport, tekniku kuqezi e konsideron ndeshjen në Cremona thelbësore për të reaguar menjëherë pas humbjes zhgënjyese në shtëpi ndaj Parmas. Objektivi është i qartë: të rikthehet besimi dhe të sigurohen tre pikët përpara përballjes direkte për titull ndaj zikaltërve. Pikërisht për këtë arsye, Allegri ka zgjedhur të hedhë në fushë një nga lojtarët e tij më të besuar, pa u ndikuar nga rreziku i pezullimit, duke synuar të paraqitet në derbin e madh me moral të lartë dhe me pikë maksimale në xhep.

sfidanti.al