Keidi Bare rikthehet në stërvitje

Keidi Bare është rikthyer sot në stërvitje me Real Zaragozën. Mesfushori ka lënë pas shqetësimet fizike, ndërsa në prag është ndeshja delikate me Burgos. Bare mungoi në tri javët e fundit të kampionatit. Asgjë nuk po shkon si duhet për Zaragozën, që mban vendin e fundit në renditjen e përgjithshme. Kështu është edhe pretendenti kryesor për rënien nga kategoria. Nëse Bare do të jetë i gatshëm për Ruben Seles të dielën, akoma nuk është vendosur. Tashmë çdo ndeshje është si finale për ekipin e mesfushorit të Kombëtares. Mesfushori nuk ftohet te Kombëtarja prej dy vitesh. Kontributin ndërkohë vijon ta japë në Spanjë ku ka kontribuar gjatë gjithë karrierës si futbollist.

sfidanti.al