Kanë përfunduar edhe 3 ndeshjet e fundit në Superligën e Kosovës. Ballkani ka humbur kreun pasi u mposht nga Ferizaj. Goli i vetëm për Ballkanin erdhi nga Kryeziu, ndërsa vendasit iu falën dygolëshit të Ruben Silva-Richards. Drita mori vendin e parë pas fitores 2-0 ndaj Llapit. Sheji zhbllokoi shifrat në të 64-ën, ndërsa Veton Tusha vulosi fitoren e skuadrës së tij. Gjilani arriti një fitore minimale 1-0 në derbin e javës ndaj Prishtinës. Në minutën e 37-të, Edi Basa depërtoi bukur dhe me një goditje nga distanca dhe i dhuroi 3 pikët ekipit të tij.

sfidanti.al

