Arbenit Xhemajli është drejt largimit nga Egnatia. Këtë e ka konfirmuar vetë lideri i kampionëve, pas fitores 1 me 0 ndaj Dinamos në Rrogozhinë. “Dikush shikon trofetë individual, unë shikoj kolektivët. Jam më shumë i kënaqur që e kam mbajtur zero mbrapa se këtë trofe, por e marr me gjithë zemër dhe faleminderit për këtë çmim.
Disktuimet për largimin? Unë vetë personalisht, me ndeshjet e mia individuale nuk isha shumë i kënaqur. Sado mundohem të mos ndikojë sepse unë jam në fushë dhe do jap shpirtin për Egnatian, 100%, dhe para ndeshjes me Vorën dhe kjo, nuk isha shumë i kënaqur me performancën time. Këto dy ndeshjet e fundit, besoj kam ardhur te niveli im.
Transferim? Besoj se mund ta them që nuk është mbyllur. Jam munduar që ta mbaj sa më shumë sekret. Edhe pse këto dy ndeshjet e fundit jam duke ardhur avash avash nga niveli im që kam qenë. Nuk është mbyllur akoma, ka mundësi që do të ketë akoma një lëvizje”.
sfdanti.al

