Medalja e artë e Jutta Leerdam mund të mos i sjellë aq shumë para sa shpëbllimi i fitores së saj më të madhe gjatë Lojërave Olimpike Dimërore 2026 në Milano-Cortina. Superylli holandez i patinazhit të shpejtë pritet të fitojë rreth 1 milion dollarë amerikanë thjesht ngaqë hapi zinxhirin e uniformës së saj pas garës. Sipas një eksperti të reklamave , Nike — reçipetat sportive të të cilit ishin të ekspozuara ndërsa Leerdam e festoi atë në garën e patinazhit të shpejtë 1,000 metra javën e kaluar — mund ti sjellë shumë para bukuroshes bjonde.
Pasi e fitoi garën të hënën e kaluar, duke thyer rekordin olimpik, Leerdam hapi zinxhirin e kostumit të saj të garës për të treguar të brendshmet e bardha Nike, ndërsa përjetonte mocionet e triumfit spektakolar pas garës së vështirë. Ndërsa imazhi i Leerdam-it emocional u bë viral, Nike postoi një imazh të festimit të saj në llogarinë zyrtare të kompanisë në Instagram, e cila krenohet me gati 300 milionë ndjekës.
Sipas Fredereique de Laat, themeluese e Branthlete — një agjenci marketingu e specializuar në reklamimin e atleteve femra — holandezja 27-vjeçare mund të kompensohet me një shumë të majme përmes marrëveshjes me markën e saj. Meindert Schut, kryeredaktor i revistës së biznesit Quote , tha gjithashtu se Leerdam mund të fitonte rreth një cent për çdo ndjekës dhe postim të sponsorizuar në Instagram. Me 6.2 milionë ndjekës në Instagram , kjo do të thotë që Leerdam mund të fitojë afërsisht 100,000 dollarë për çdo postim ku paraqet Nike. “Me Nike-un, dyshoj se po shqyrtoni një shifër prej mbi një milioni”, tha de Laat për gazetën holandeze AD.
Kjo nuk është e vetmja marrëveshje reklamuese që mund t’i sjellë dobi Leerdam pas fitores së saj të madhe. Në fakt, ishin lotët e saj të gëzimit që mund t’i siguronin një shpërblim të mirë nga shitësi me pakicë holandez Hema. “Rezistent ndaj ujit, madje edhe me lot gëzimi», shkruhej në reklamën e postuar në Instagram. “E kuptojmë plotësisht. Edhe ne po qanim me lot në divan. Çfarë arritjeje globale nga zonjushat holandeze të patinazhit!”, shkruhej në mbishkrim. Pavarësisht se mori disa kritika të ashpra përpara Lojërave Olimpike pasi zgjodhi të fluturonte privatisht për në Milano-Cortina , Leerdam u shndërrua në një nga yjet më të mëdhenj të Lojërave Dimërore.
Si reagoi i fejuari i saj, Jake Paul?
Me të fejuarin Jake Paul që e shihte nga tribuna, Leerdam jo vetëm që fitoi medaljen e artë në garën e 1.000 metrave, por edhe medaljen e argjendtë në garën e 500 metrave .
Paul, ylli i YouTube-it i kthyer në boksier, u pa duke qarë vetë nga gëzimi pasi Leerdam fitoi medaljen e artë. “O Zot, fjalët nuk mund ta përshkruajnë. Është ndjesia më e mrekullueshme nga çdo gjë që kam parë ndonjëherë, për të qenë i sinqertë”, tha ai pas triumfit. “Vetëm puna e palodhur që është bërë për të.”“Sikur 99.9% e njerëzve nuk do ta kuptojnë kurrë. Dhe ajo ia doli mbanë, edheose nën presion të madh.”
sfidanti.al

