PSG detyron Barcelonën të ndryshojë politikën me talentet e La Masia-s

Barcelona u detyrua të rishikonte politikën e saj të transferimeve dhe kontratave për lojtarët e rinj pas largimit të talentit të mesfushës, Dro Fernández, drejt PSG-së. Kalimi i Fernández te klubi francez shkaktoi zemërim të madh te drejtuesit dhe stafi teknik i Barcelonës, të cilët publikisht shprehën pakënaqësinë e tyre me vendimin e lojtarit. Parizienët paguan vetëm 8 milionë euro, një shumë që u konsiderua si një “vjedhje” e një mesfushori ideal për të ardhmen e katalanasve.Si pasojë, Barça vendosi të ndryshonte strategjinë e saj të transferimeve dhe të rishikojë kontratat e lojtarëve të akademisë La Masia. Sipas ‘Footmercato’, klubi nuk do të vendosë më klauzola maksimale të lirimit prej 6 milionë eurosh për lojtarët e rinj, por do të vendosë shuma shumë më të larta, duke e bërë talentin e klubit të pakapshëm për shumicën e klubeve të mëdha evropiane.

Dro Fernández nuk është rasti i parë i një transferimi të tillë me çmim relativisht të ulët; më parë, Chelsea kishte nënshkruar me Marc Guéhi-n për të njëjtën shumë. Ky ndryshim politik pritet të rrisë kontrollin e Barcelonës mbi talentet e saj dhe të parandalojë humbje të tjera të papritura të lojtarëve të rinj me potencial të madh.

sfidanti.al