Rroftë Duka, poshtë Duka ! Mandati i 7 –të i presidentit Duka në krye të futbollit, një jetë e tërë sipër topit dhe ..futbollit. Erdhi me flokë të zinj dhe pa peshë, është bërë si babagjyshi i futbollit, me thinja dhe me barkun si ata sulmuesit që shënojnë gol dhe topin e fusin poshtë fanellës.
Rroftë Duka, poshtë Duka! Ata në sallë që e votojnë duan ta mbajnë në fron edhe edhe pse e dinë se loja është marrë peng , ata që e kuptojnë se futbolli është shëndërruar në një “diktaturë me top”, u ka dalë mjekra duke pritur mrekullinë. Por mrekullitë nuk ndodhin në anët tona se është “tokë e xanun”. Ndaj tregojnë se një herë, kur kryeministri Rama ishte në Itali dhe kishte takuar, drejtorin e Milanit, Igli Tare, një ministër që e shoqëronte shefin, i kishte thënë Tares: “ Mjaft u lodhe për italianët, tani ka ardhur momenti që të kthehesh në Shqipëri të marrësh frenat e futbollit”! Rama ia kishte prere vartësit: “ Iglin e kemi për Itali, kurse Dukën për në Shqipëri…”
Sfidanti.al

