Lajme të mira për Sylvinhon, Ramadani gjen golin

Ylber Ramadani shënoi golin e tij të parë në transfertë në Serinë A, i pari në ligë që nga 18 maji (në shtëpi kundër Torinos). Mesfushori kuqezi finalizoi kundër Cagliarit golin e dytë të sfidës në fitoren 2-0. Në Unipol Domus, pas një pjese të parë me pak raste (Zappa i rrezikshëm me disa gjuajtje), ndeshja u vendos në pjesën e dytë. Në minutën e 65-të, Gandelman shënoi me kokë pas një goditje dënimi të Sottil, ndërsa njëmbëdhjetë minuta më vonë, Ramadani vulosi fitoren. Me këtë fitore, Lecce ka kaluar Fiorentinën, e cila rikthehet në vendin e tretë nga fundi me 21 pikë, ndërsa Di Francesco ngjitet në 24 pikë, tre pikë mbi zonën e rënies nga kategoria, duke u barazuar me Genoan dhe Cremonese-n.

Sfidanti.al