Në Telgte, një qytet i vogël në Renaninë e Veriut–Vestfalisë me rreth 20 000 banorë, ka lindur një polemikë e papritur pas ndërtimit të një fushe futbolli në oborrin e një banese private. Një burrë, Robert Salomon, vendosi të realizonte ëndrrën e vajzave të tij: një fushë futbolli me bar sintetik, portë, tabela dhe ndriçim. Fusha është e gjatë rreth 16 m dhe e gjerë 8 m, dhe për ndërtimin e saj ai ka shpenzuar shumë vite kursime. Por jo gjithkush e pa me sy të mirë këtë iniciativë – fqinjët nisën të ankohen për zhurmën e topave dhe ndriçimin, edhe pse sipas Salomon ndriçuesit kurrë nuk janë ndezur dhe vajzat luajnë vetëm me topa të butë deri në orën 19:00, duke respektuar edhe ndalimin e lojës në fundjavë dhe ditë feste. Për shkak të këtyre ankesave, autoritetet lokale kryen inspektime dhe tani mund të ketë pasoja serioze: fusha rrezikon të shembet, pasi nuk ka marrë lejet e duhura dhe mund të shkelë rregullat e ndërtimit për zonat banimi.
Ndërhyrja e politikës lokale
Kjo çështje ka nxitur edhe reagime politike. Kryetarja e bashkisë së Telgte, Katja Behrendt nga partia e Verdhëve, tha se ligjet janë të qarta dhe duhet respektuar. Sipas saj, një fushë e tillë në një zonë të banimit nuk i përket përdorimit normal të oborrit dhe kërkon autorizime që nuk janë marrë. Behrendt theksoi se fëmijët mund të luajnë futboll edhe pa një fushë të ndërtuar në oborr, duke nënkuptuar se instalimi i një fushe me bar sintetik dhe elemente të tjera është i tepruar për një lagje banimi. Historia, e cila filloi si një iniciativë e thjeshtë për vajzat e tij, mund të përfundojë me shembjen e fushës për shkak të ankesave të fqinjëve dhe rregullave të ndërtimit në Gjermani.
sfidanti.al

