Dominik Szoboszlai po kalon një sezon fantastik me Liverpool, por emri i tij vazhdon të lidhet me një ëndërr të hershme: Real Madrid. Trajneri i Hungarisë, Marco Rossi, ka zbuluar se mesfushori 25-vjeçar gjithmonë ka ëndërruar të luajë në “Santiago Bernabéu”.
Kontrata e tij me Liverpoolin është e vlefshme deri në vitin 2028, çka e vendos klubin anglez në një pozitë të fortë përballë çdo interesi nga Madridi. Trajneri i “The Reds”, Arne Slot, e ka vlerësuar lart hungarezin: “Szoboszlai ka intensitet, teknikë dhe vizion loje. Ka qenë thelbësor për ne në disa role dhe do të vazhdojë të jetë i tillë.”
Mes qëndrimit në “Anfield” dhe tundimit të Real Madridit, e ardhmja e Szoboszlait premton të jetë një nga historitë më interesante të merkatos së ardhshme.

