Elbasani zyrtarizon afrimin më të ri në skuadër. Sulmuesi anësor nga Kameruni, Samuel Nongoh, është blerja më e re e klubit verdheblu.
21-vjeçari është aktivizuar në Turqi dhe Kroaci dhe së fundmi në elitën e futbollit ukrainas.
“Samuel Nongoh është verdheblu! Nongoh vjen nga elita e futbollit ukrainas mbas eksperiencës me NK Veres Rivne. Nongoh gjatë karrierës së tij numëron paraqitje me Slaven Belupo në elitën kroate gjithashtu me Adana Demirspor në Superligën turke”, shkruhet në njoftimin e klubit verdheblu.

