Tenisti Hamu do të puthë gazetaren dhe “fluturon” nga “Rolan Garosi”!

Tenisti francez, Maksim Hamu, 21 vjeç, u përzu nga turneu “Rolan Garos”, duke qenë se, gjatë një interviste, ai u përpoq, publikisht, që të puthte gazetaren që po e intervistonte! Ata që drejtojnë këtë turne Grand Slem prestigjioz, e konsiderun se të pashembullt veprimin e këtij tenisti. Në videon e transmetuar duket qartë sesi ky francez i ri u përpoq që ta puthte gazetaren Malu Tomas, ndërsa kjo e fundit përpiqet që t’i largohet Hamus, por ky i fundit nuk heq dorë nga synimi i tij.

Mbas këtij incidenti para kamerave, organizatorët e turneut i hoqën tenistit në fjalë akreditimin dhe, kështu, ai ishte i detyruar që të largohet nga “Rolan Garosi”. “Sjellja e tij ishte primitive dhe, për fat të keq, reflekton marrëdhëniet që ekzistojnë mes një burri dhe një gruaje në jetën e përditshme. Po të mos ishim në transmetim të drejtpërdrejtë, unë do ta kisha goditur atë”, tha mbas incidentit gazetarja Tomas.

Sfidanti.al