Guardiola intrigohet nga Wesley

Manchester City i Pep Guardiolës ka vënë në shenjëstër anësorin brazilian dhe ka gati një ofertë të lartë financiare, edhe pse klubi italian e konsideron të pashitshëm. Wesley Franca po shkëlqen në Serie A. Ai u  ble nga Friedkin për 30 milionë euro nga Flamengo. Brenda pak vitesh ai arriti të fitojë edhe një fanellë te kombëtarja e Brazilit, ndërsa tani është kthyer në objektiv kryesor të ‘Citizens’. Anglezët janë gati të ofrojnë 50 milionë euro për ta transferuar në Premier League lojtarin. Pavarësisht ofertës së lartë ekonomike që vjen nga Anglia, Roma e konsideron brazilianin të pashitshëm. Klubi italian synon ta blindojë “xhevahirin” e vet për ta rritur edhe më shumë nivelin e tij nën drejtimin e trajnerit Gasperini. Megjithatë, duket e vështirë që Roma të rezistojë gjatë.

Sfidanti.al