Lojtarët e Juventusit po përgatiten për ndeshjen finale të madhe të Ligës së Kampioneve të Evropës, më 3 qershor, në Kardif, por, ndërkohë, disa ish-yje të këtij ekipi, të kryesuar na Alesandro Del Piero dhe Pavel Nedved, zhvilluan një ndeshje bamirësie në stadiumin e Torinos, për të cilën u shitën të gjitha biletat. Në ekipin që luante kundër yjeve të muzikës, bënte pjesë edhe Masimiliano Alegri që nuk pati fat dhe pësoi një dëmtim, për shkak të të cilit u detyrua që të largohej, para kohe, nga loja, megjithëse, dëmtimi, sikurse tha ai vetë, nuk ishte serioz.
Në të njëjtën kohë, ish-mesfushori i shkëlqyer i Juventusit Nedved tregoi përsëri se ai është ende në formë të mirë, kur shënoi, si një mjeshtër i madh, nga goditja e lirë. Krahas emrave të mëdhenj në fushën e futbollit, tifozët në Torino patën shansin që të shihnin edhe yje të tjerë, si Eros Ramazoti, pilotët e Ferrarit të Formulës 1, Kimi Raikonen dhe Sebastian Fetel, si edhe presidentët e Juventusit dhe të FIFA-s, përkatësisht, Andrea Anjeli dhe Xhani Infantino.
Sfidanti.al