Barcelona, pakt kundër Laportës

Klubi i Barcelonës do të zhvillojë zgjedhje për presidencën në gjysmën e muajit mars dhe Joan Laporta përballet me një rrezik serioz, nëse zbatohet plani i një prej rivalëve të tij. Laporta është padyshim kandidati më i fortë, duke qenë president në detyrë, që nxori ekipin nga një krizë sportive për momentin e po tenton që ta bëjë këtë edhe në aspektin ekonomik që është shumë më i komplikuar. Viktor Font, rivali i tij kryesor, ka kërkuar që të krijohet një front i bashkuar kundër presidentit aktual, të cilin e akuzon vazhdimisht se ka qenë pjesë e problemeve që sollën krizën financiare të klubit në mandatin e tij të parë.

Kësisoj, ai u ka kërkuar kandidatëve të tjerë Ccavi Vilahoana, Mark Siria dhe Joan Kamprubi, që të bashkohen, pasi kështu mund të kenë më shumë shanse për ta mposhtur. Për momentin të gjithë kandidatët po mbledhin firmat e anëtarëve të klubit që u nevojiten për të marrë pjesë si kandidatë në zgjedhje. Por prania e tyre në një eveniment të organizuar sot nga “SER Radio”, duke biseduar shpesh me njëri-tjetrin, tregon se ka diçka që mund të shtyjë të mendohet se palët po të arrijnë një kompromis për një front të bashkuar.

sfidanti.al