Një bastvënës anglez ka arritur një fitore të rrallë dhe spektakolare, duke kthyer vetëm 1 euro në rreth 60 mijë euro, falë një basti kombinativ me nëntë ndeshje futbolli. Sipas mediave britanike, basti u vendos në një agjenci të njohur bastesh dhe përfshinte ndeshje nga kampionate të ndryshme evropiane. Në secilën prej tyre, bastvënësi kishte parashikuar që të dyja skuadrat të shënonin gol, një zgjedhje që rrit ndjeshëm koeficientët, por edhe rrezikun.
Mes ndeshjeve të përfshira ishte edhe sfida Inter–Torino, e cila përfundoi sipas parashikimit, duke mbajtur gjallë shpresat për fitimin e madh. Në fund, të nëntë parashikimet rezultuan të sakta, duke e shndërruar bastin simbolik në një shumë marramendëse.
sfidanti.al

