I varfëri që u bë milioner, Gabriel Zhezusi një histori-stampë futbolli!

Kur ishte i ri, ai nuk ishte i lumtur dhe nuk mund të fitonte shumë lekë. Më pas, zotëria e tij, por edhe fati, bënë që jeta e tij të ndryshonte kryekëput. Futbolli dhe mediat gjetën historinë e radhës, atë të një varfanjaku që u bë milioner falë sportit më popullor në botë.

Gabriel Zhezus është e vërtetë që kur ishte 17 vjeç, fitonte jo më shumë se 4 500 dollarë në vit, në 2014, kur luante për Palmeirasin, ndërsa ishte i detyruar të ngjyroste trotuarët apo rrugët me furçë për të fituar ndonjë para më shumë. Si me magji, sot talenti brazilian fiton 4 milionë paund stërlina në vit (rreth 4.6 milionë euro), si dhe ka zënë vend në kombëtaren e Brazilit.

Kjo është e vërteta e yllit të ri të Mançester Sitit, i cili gjithsesi, kur kthehet në lagjen e tij të vjetër, gjen dhjetëra apo qindra shokë të tij që sërish përpiqen të fitojnë bukën e gojës me ndonjë furçë apo me diçka tjetër. Eh, futbolli nuk ua ndryshoka jetën të gjithëve, përkundrazi.

Sfidanti.al