Kristiano Ronaldo fiton shumë miliona nga futbolli, përfshi edhe ato që i merr nga sponsorët. Po ashtu, ylli i Realit është shumë i ndjekur në rrjetet sociale, ndërsa në renditjen e krijuar nga ESPN-ja, u mor parasysh edhe popullariteti në Gugëll (google). Ishte pikërisht drejtori i analitikës në televizionin e famshëm amerikan, Ben Alamar, që nxorri listën e sportistëve më të famshëm të botës sot për sot. Në vend të parë ishte Kristiano, dhe pas tij superylli i NBA-së, Lebron Xhejms, ndjekur nga kush tjetër përveçse nga Lionel Mesi.
Ndër 10 të parët ishin edhe legjenda zvicerane e tenisit, Rozher Federer, golfisti veteran Fil Mikelson, Nejmar, Usain Bolt, Kevin Durant po i NBA-së dhe Rafael Nadal, ndërsa 10-en e mbyllte golfisti tjetër Tajgër Uds. Fare pranë tij, basketbollisti i Golden Stejtit, Stefën Kërri apo ish-numri 1 i tenisit, Novak Gjokoviç.
Sfidanti.al