Shtatë skuadra në pistë ditën e parë të “Shakedown Test” në Barcelonë, që do të vazhdojë deri të premten e 30 janarit. Të parat e provuan pistën Mercedes, Red Bull, Alpine, Racing Bulls, Haas dhe dy skuderitë e reja, Audi dhe Cadillac.
Çdo skuadër ka në dispozicion maksimumi 3 ditë testesh në asfaltin katalanas. Do të dalin sot nga bokset Ferrari dhe McLaren, ndërsa programi i Aston Martin është ende i paqartë. Do të mungojë në këto teste Williams Racing. Makinat FW48 që do të drejtohen nga Carlos Sainz dhe Alexander Albon dështuan në “crash test FIA” dhe do të bashkohen me grupin në testet e Sakhir (Bahrejn) në shkurt. Piloti i parë që zbriti në pistë ishte Andrea Kimi Antonelli, në timonin e W17. Italiani më pas ia dorëzoi makinën shokut të skuadrës, George Russell. Antonelli u alternua me Isack Hadjar, që debutoi me Red Bull RB22. Duhet thënë se testet e Barcelonës zhvillohen me dyer të mbyllura. Testet zyrtare do të jenë ato të Sakhir në shkurt, në datat 11-13 dhe më pas 18-20.
Kohën më të mirë në Barcelonë e regjistroi Hadjar në fund. Ai u pozicionua pas dy makinave Mercedes të Rusell dhe Antonelli. Një minutë, 18 sekonda e 452 të mijëtat ishte koha e pilotit franko-algjerian, shok skuadre i Max Verstappen. Valtteri Bottas zbriti në pistë në timonin e Cadillac-Ferrari, pas një 2025-e pushimi.
sfidanti.al

