Pas Tiranës, e provoi edhe Vora.. “Big Brother Superliga”

Ka  Big Brother edhe në futboll, por ky i topit nuk është nga qejfi por nga halli. Ekipet futen në dhomë dhe presin të shkojnë tek “dhoma e rrëfimit”. E kishte provuar dy herë Tirana, e cila  protestonte ndaj penalltive që e ndëshkonin, një herë me Teutën dhe një herë me Elbasanin. Tani “virusi” është përhapur kudo  dhe radhën e kishte Vora. Një penallti për Teutën në minutat shtesë dhe futbollistët e Vorës, sikur ta dinin çfarë do të ndodhte, marshuan drejt dhomës së “bigut të futbollit”..

Ishte apo nuk ishte penallti? Kjo është pyetja më e kotë se në Superligë, sepse 11 metershat jane malli më i lirë që shesin arbitrat . Pyetja është gjetiu:  kaq e zonja është kjo Teuta që t’i ngujojë ekipet brenda në dhomë?! Pas Tiranës, erdhi Vora, dhe nuk dihet se kush e ka radhën i treti. Kushdo qoftë, askush nuk do të përjashtohet nga gara pasi 10 ekipe janë te shkretat, por do të gjobiten me para, 2 apo 2,5 milion leke, para  që konvertohen në vota në Asamblenë e ardhshme…

Sfidanti.al