“Për fat të keq, kemi parë skena të papranueshme në fushë dhe në shkallët e stadiumit. Dënojmë sjelljen e disa ‘tifozëve’, si dhe të disa lojtarëve senegalezë, apo pjesëtarëve të stafit teknik. Është e papranueshme të braktisësh fushën e lojës në atë mënyrë, ndërsa dhuna nuk mund të tolerohet në sportin tonë. Thjesht, nuk është e drejtë”.
Janë fjalët e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, pas finales së Kupës së Afrikës mes Marokut dhe Senegalit. Arbitri akordoi një penallti (u humb nga Brahim Diaz) në minutën ne 98-të dhe ky vendim bëri që disa tifozë senegalezë të futeshin në fushë. Një grup lojtarësh të Senegalit u larguan nga fusha në shenjë proteste.
“Duhet gjithmonë të respektojmë vendimet e marra nga arbitrat në fushë dhe jashtë saj. Skuadrat duhet të përballen në fushë, duke respektuar rregullat e lojës, sepse çdo sjellje e kundërt vë në rrezik esencën e futbollit, – ka vazhduar më tej Infantino. – Është përgjëgjësi edhe e skuadrave e lojtarëve të japin një shembull të mirë për tifozët në stadium dhe miliona spektatorë në gjithë botën. Skenat e shëmtuara që pamë duhet të dënohen dhe nuk duhet të përsëriten më. Nuk kanë vend në futboll”.
sfidanti.al

