Qëndrim Ismajli i bashkohet Teutës

Teuta bën lëvizjen e radhës në merkaton e dimrit, duke u konfirmuar si një nga skuadrat më aktive në këtë drejtim. Klubi durrsak ka zyrtarizuar Qëndrim Ismajlin, i cili u largua nga Tirana vetëm pak ditë më parë. “Klubi i Futbollit Teuta njofton se mesfushori Qëndrim Ismajli është zyrtarisht futbollisti më i ri i skuadrës sonë. 26-vjeçari i bashkohet Teutës nga KF Tirana, ku me paraqitjet e tij ka spikatur si një nga lojtarët më të dalluar të kampionatit, duke treguar cilësi, eksperiencë dhe stabilitet në mesfushë”, – shkruhet në njoftimin e durrsakëve në faqen zyrtare. Ismajli është një lojtar që mbulon gjithë linjën e majtë, nga mbrojtja në sulm. Teuta në verë mori po nga Tirana edhe Florian Përgjonin, i cili luan në këtë pozicion dhe deri tani ka qenë titullar.

sfidanti.al