Sara Carbonero lë spitalin pas 11 ditësh

Sara Carbonero la spitalin José Molina Oros në Lanzarote të martën, më 13 janar, pas një shtrimi më 2 janar për shkak të problemi serioz që kërkonte ndërhyrje mjekësore. Sipas revistës ‘Hola’, gazetarja tashmë ndodhet në shtëpinë e saj në Madrid. Gjatë këtyre 11 ditëve, gjendja e saj ka qenë në qendër të vëmendjes së medieve, ndërsa mesazhet mbështetëse nga miqtë dhe ndjekësit nuk kanë munguar.

Sara u shtrua fillimisht për prolbeme në bark dhe kaloi disa ditë në Njësinë e Kujdesit Intensiv. Më 8 janar, ajo u transferua në pavionin e zakonshëm. Rrethi i saj i afërt ka tentuar gjithmonë të mos e ekzagjerojë situatën dhe të shmangë alarmin. Iker Casillas, ish-partneri i saj, dërgoi një mesazh qetësues: “Sara është mirë dhe nuk ka arsye për shqetësim, për fatin e mirë. Shumë shpejt do të rikthehet.” Revista ‘Hola’ raportoi gjithashtu se gjatë shtrimit Sara ishte e shoqëruar nga partneri i saj, Jota Cabrera, dhe nga mikesha e saj, Isabel Jiménez. Ndërhyrja nuk ka lidhje me kancerin e vezoreve që ajo kishte përjetuar në 2019.

Pas 11 ditësh në spital, Sara mund të nisë vitin 2026 me energji dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo tashmë mund t’i kushtohet jetës së përditshme dhe të shijojë vitin e ri, duke ndjekur dëshirën e saj të shprehur para shtrimit në spital: “Që prej disa vitesh, dëshira ime është gjithmonë e njëjtë: shumë shëndet dhe shumë dashuri për të gjithë. Që ky vit të sjellë buzëqeshje, kënaqësi dhe shumë momente të bukura që shpirti ynë ka nevojë t’i përjetojë.”

sfidanti.al