Lucas Paquetá dëshiron të kthehet te Flamengo

Aventura europiane e Lucas Paquetá duket se ka ardhur në fundin e saj. Braziliani u ka kërkuar drejtuesve të West Ham që të shitet në këtë sesion të merkatos. Ish-lojtari i Milanit ka vendosur që të kthehet te Flamengo, nga ku u ble në vitin 2019 për gati 40 milionë euro prej kuqezinjve. Klubi brazilian dhe lojtari kanë gjetur një akord, por “Hammers” nuk kanë vendosur ende se çfarë do të bëjnë. Londinezët në fakt nuk duan të privohen nga njëri prej lojtarëve kyç të skuadrës në mes të sezonit. Flamengo është gati të paguajë rreth 40 milionë euro për të rikthyer trekuartistin në Rio de Zzhaneiro, por gjithçka e ka në dorë West Ham.

sfidanti.al