Sabalenka, Kostyuk s’i jep dorën: Në Ukrainë vdesin njerëz çdo ditë!

Mungoi përshendetja nga ana e tenistes ukrainase në fund të finales së turneut të Brisbane, e fituar nga numri 1 në botë.

Nuk pati shtrëngim dore nga Marta Kostyuk me bjellorusen Aryna Sabalenka. Ashtu si në fillim të luftës në vendin e saj në vitin 2022, sportistja ukrainase refuzoi t’i japë dorën kundërshtares bjelloruse. Ajo madje nuk tha asnjë fjalë për të gjatë ceremonisë së dhënies së trofeve.

Kostyuk bëri edhe një gjest, kur Sabalenka e përgëzoi dhe i uroi fat në vazhdim të sezonit. Në fjalën e saj ukrainasja kujtoi luftën në vendin e saj: “Unë luaj çdo ditë me një peshë në zemër. Janë mijëra njerëz që nuk kanë dritë dhe as ujë të ngrohtë në këtë moment, – tha Kostyuk kur mori trofeun. – Temperaturat janë -20°C në këtë moment dhe të dhemb të jetosh këtë realitet çdo ditë. Në Ukrainë vdesin njerëz çdo ditë”.

 

sfidanti.al