Audi zhvillon testet e para në Barcelonë

Shtëpia automobilistike gjermane “Audi” prej pak ditësh mori në kontroll “Sauber”-in, por kjo nuk e ka penguar që të bëjë xhirot e para në pistë. Një prototip i “Audi”-t është parë duke bërë disa xhiro në pistën e Barcelonës duke “djegur” konkurencën. Bortoleto dhe Hülkenberg kanë nisur punën me veturën e re duke shfrytëzuar rregullat e FIA-s, e cila u jep secilës skuderi dy ditë në një sezon ku mund të bëjnë deri në 100 km. Audi e kishte ndezur motorin për herë të parë më 20 dhjetor në Hinëil gjatë eventit “Fire up”. Kohët e xhirove nuk u llogaritën, pasi Pirelli u ka siguruar për momentin skuadrave vetëm një set gomash. Të premten një punë e vështirë ishte edhe për “spiunët” e skuadrave të tjera, pasi e kishin të pamundur që të dallonin detaje nga telajo e veturës së re. “Audi” kishte lyer me të zezë veturën, ndërsa rregullorja e FIA-s është e qartë se në pistë nuk mund të qëndrojë askush përveç zyrtarëve të skuderisë që bën prova.

“Audi” në këtë sezon ka vendosur për të bërë gjërat siç duhen pasi ka rekrutuar shumë elementë nga skuderia “Red Bull Racing”. Përveç disa inxhinierëve spikat edhe emërimi i Lee Stevenson, i cili është graduar si “team manager” nga Jonathan Wheatley (shefi i skuderisë).

sfidanti.al