Brighton ka kaluar në fazën e 1/16-tës së finales në Kupën FA. Ekipi anglez triumfoi 2-1 ndaj Manchester United, duke i shkaktuar një goditje të rëndë “Djajve të Kuq”. Brajan Gruda kaloi Brightonin në avantazh në minutën e 12-të të ndeshjes.
Welbeck e dyfishoi epërsinë e Brightonit në minutën e 64-të të takimit. Ajo që arritën të bënin te Manchester United ishte goli për 1-2 i shënuar nga Benjamin Sesko në minutën e 85-të, duke u eliminuar mjaft shpejt nga njëri prej kompeticioneve në Angli.
sfidanti.al

