Ëndrra olimpike e trinjakëve

Henri është tashmë i kualifikuar, ndërsa dy motrat janë shumë pranë plotësimit të normës. Nga Brooklyn, me rrënjë xhamajkiane, po synojnë të bëjnë histori duke përfaqësuar Xhamajkën në Lojërat Olimpike Dimërore 2026. Me Henri që ka siguruar kualifikimin dhe dy motrat shumë pranë normës, ata shihen si shembull i fuqishëm i diversitetit në sportet e borës.

Këta  trinjakë adoleshentë janë në një mision të jashtëzakonshëm për të bërë histori në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2026, duke synuar të përfaqësojnë Xhamajkën në garat e skive.

Helaina, Henri IV dhe Henniyah Rivers, të gjithë 18 vjeç, janë rritur në Brooklyn të New York-ut, por trashëgimia e tyre kulturore i lidh me vendlindjen e nënës së tyre, Xhamajkën – një vend tradicionalisht i njohur për sprinterët, jo për sportet e borës.Qëllimi i tyre është të nisin një kapitull të ri në sportet dimërore, duke sfiduar normat e një sporti kryesisht të bardhë dhe duke hapur dyert për atletë të komuniteteve me ngjyrë që të ndjekin pas.Rruga drejt Olimpiadës ka qenë e gjatë dhe e kushtueshme. Familja ka shpenzuar dhjetëra mijëra dollarë për stërvitje, ndërsa binjakët kanë marrë pjesë në gara të ndryshme në mbarë botën për të grumbulluar pikë kualifikimi.Derisa Henri ka siguruar tashmë një vend në disiplinën slalom, motrat e tij janë shumë afër arritjes së standardeve të nevojshme për t’u bërë pjesë e Olimpiadës Milan-Cortina 2026. Afati për plotësimin e kritereve është 18 janari.Binjakët thonë se ky lajm nuk është vetëm për ta – është një mesazh i fuqishëm për diversitetin në sportet dimërore dhe për çdo fëmijë që ëndërron të sfidojë pritshmëritë.

Nëse të tre arrijnë të paraqiten në Olimpiadë, kjo do të jetë një moment historik për Xhamajkën, duke nxjerrë në pah se edhe vendet tropikale mund të kenë zë në arenën më të madhe të sporteve të borës.